Ukraina shënon rekord të rasteve të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Ukrainë janë regjistruar 3833 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifër rekorde për shtetin e Evropës Lindore që nga fillimi i pandemisë.

Ukraina ua ka ndaluar hyrjen në vend të huajve nga shumica e vendeve të botës deri më 28 shtator dhe e ka shtyrë afatin e masave kufizuese deri në fund të tetorit për shkak të rritjes së numrit të rasteve në ditët e fundit.

Deri më tani, në Ukrainë janë regjistruar mbi 195,000 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa sëmundjes së re nuk i kanë mbijetuar rreth 3,900 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme