Ukraina thotë se ka rrëzuar avionin spiun rus

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një avion spiun ushtarak rus mbi Detin Azov, në atë që analistët thonë se do të ishte një goditje për fuqinë ajrore të Moskës.

Shefi i ushtrisë, gjenerali, Valerii Zaluzhnyi, tha se forcat ajrore kishin “shkatërruar” një avion të zbulimit të radarëve me rreze të gjatë A-50 dhe një qendër kontrolli ajror Il-22, shkruan BBC.

A-50 zbulon mbrojtjen ajrore dhe koordinon objektivat për avionët rusë.

Ukraina ka luftuar për të bërë përparime të rëndësishme kohët e fundit kundër forcave ruse në juglindje.

Të ngjashme