Ukrainasit protestojnë para selisë së NATO-s, kërkojnë ndihmë për vendin e tyre

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit ukrainas u mblodhën jashtë selisë së NATO-s në Bruksel, teksa ministrat e mbrojtjes së aleancës po diskutojnë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Protestuesit mbanin flamuj ukrainas dhe pankarta për t’i kërkuar NATO-s të bëjë më shumë për të ndihmuar vendin e tyre kundër sulmit të Rusisë.

Një protestues kërkoi që qielli i Ukrainës të mbyllet përmes një zone të ndaluar fluturimi dhe bëri thirrje për dërgimin e avionëve luftarakë dhe armëve që mund të ndihmonin ushtrinë ukrainase.

Përderisa ofensiva e trupave ruse po afrohej më pranë selisë së qeverisë së Ukrainës, raketat dhe artileria u përplasën në kullat e apartamenteve të larta në Kiev, duke vënë flakën e ndërtesave.

Forcat ruse përshkallëzuan bombardimet e tyre ndaj qyteteve të Ukrainës, duke përfshirë qytetin e Kharkiv dhe portin e rrethuar të Mariupolit, duke e rritur numrin e viktimave dhe duke i lënë qytetet të digjen, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv.

Ministrat e NATO-s nuk pritet të bëjnë njoftime të reja në lidhje me ndihmën e aleancës për Ukrainën, pasi takimi i sotëm synon organizimin e një reagimi afatgjatë ndaj Rusisë.

Të ngjashme