Eksplodimet masive në një kapacitet ushtarak të Ukrainës, kanë shkaktuar që të evakuohen 24 mijë njerëz dhe të mbyllet hapësira ajrore në rajon, kanë njoftuar sot shërbimet e emergjencës në këtë vend.
Këto shpërthime kanë shkaktuar zjarr mbrëmë vonë në një bazë afër vendbanimit, Kalinivka, 270 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kiev.
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, i cili ka arritur në rajon disa orë pas shpërthimeve, tha se në këtë incident kishin dorë “faktorë të jshtëm”.
Zoryan Shkiryar, këshilltar në Ministrinë e brendshme të Ukrainës, ka shkruar në rrjetin Facebook se është “i bindur se ky është sabotim armiqësor rus” dhe ka shtuar se ky ishte zjarri i shtatë në depot ushtarake në Kalinivka.
Sipas tij, një komision shtetëror do të zhvilloj hetime për shkaqe të eksplodimeve.
Zëvendësministri për politikë informuese, Dmytro Zolotukhin, tha se eksplodimi ishte aksident dhe autoritetet po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.