Ukrainë – Kosovë, ja në cilin shtet mund të luhet kjo ndeshje!

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 10:46 | Nga

Ndeshja kualifikuese për “Botërorin e Rusisë” ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës mund të luhet në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur portali ukrainas “dynamo.kiev.ua”, sipas të cilit, për shkak se ky vend nuk e njeh shtetin e Kosovës mund të vendoset që kjo ndeshje të zhvillohet në terren neutral.

Gjithnjë sipas këtij portali, ky vendim është marrë më 15 korrik nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Përfaqësuesja e Ukrainës do të luajë më 6 tetor në Turqi, ndërsa pas tri ditësh, më 9 tetor është në program ndeshja me Kosovën, e cila mund të luhet në qytetin Konya të Turqisë.

Loja do të spostohet të luhet në Turqi nëse kontingjenti kosovar nuk do të lejohet të futet në territorin e Ukrainës, përcjellë Zëri.

Vetëm Ministria e Jashtme ukrainase mund ta propozojë një mekanizëm, i cili do ta lejonte delegacionin kosovar të futet në territorin ukrainas, njofton portali ukrainas.

Në rast se lejohet një gjë e tillë, atëherë ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të mundë të zhvillohej në qytetin Odessa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme