Ukrainës po i mbaron municioni, thonë zyrtarët

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtrisë së tyre po i mbarojnë municionet derisa ajo është përfshirë në beteja intensive artilerie me forcat pushtuese ruse.

Vitaly Kim, guvernatori i rajonit të Mykolaiv në vijën e frontit jugor, tha se luftimet ishin shndërruar në një “luftë artilerie”. Ai shtoi se ushtria ruse ishte shumë më e fuqishme, ndërsa trupat e Ukrainës po mbaronin me predha, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton Gazeta Express.

Ai u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të shpejtojnë shpërndarjen e armëve dhe municioneve me rreze të gjatë për të ndihmuar Ukrainën të kundërpërgjigjet.

“Ndihma e Europës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme”, tha Kim.

Zëvendëskreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadym Skibitsky, dha deklarata të ngjashme në një intervistë me gazetën britanike Guardian të premten.

Të ngjashme