Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 14:58 | Nga

Komisioni rregullator për energjetikë në Maqedoni sot ka shpallur vendimin më të ri në bazë të të cilit lirohen derivatet e naftës . Benzina lirohet për 2 denarë derisa dizeli për 1.5 denarë.

Euro-Super BS 95 do të shitet për 60.5 denar, derisa BS 98 do të shitet për 62.5 denarë. Çmimi i euro-dizelit ulet për 1.5 denarë dhe një litër dizel prej sonte në mesnatë do të shitet për 46.5 denarë për litër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme