Shifrat e kriminalitetit në Shqipëri për veprën penale “vrasje me dashje” kanë rënë në krahasim me vitet më parë.
Nga statistikat zyrtare, bëhet e ditur se veprat penale “vrasje me dashje” vit pas viti, nga 2010-2017, tregojnë se në vitin 2010 janë shënuar 118 vepra penale, në 2011 janë 124 vepra, në 2012 janë 126 vepra penale, në 2013 janë 107 vepra penale, 2014 janë 98 vepra penale të vrasjes me dashje, 2015 janë 54, në 2016 janë 71 vepra të vrasjes me dashje dhe në 2017 janë 50 të tilla, transmeton atsh.
Ndërsa për veprat penale “ vrasje me dashje” për periudhën janar-qershor 2010-2018 janë: 2010 janë shënuar 51 vepra penale, në 2011 janë 48 vepra, në 2012 janë 52 vepra penale, në 2013 janë 57 vepra penale, 2014 janë 58 vepra penale të vrasjes me dashje, 2015 janë 28 , në 2016 janë 33 vepra të vrasjes me dashje dhe në 2017 janë 27 të tilla dhe në 2018 janë 25.