Ulutas takon Kurtin: Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR-in është çelës për siguri

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kryeministrin, Albin Kurti, ku u theksua se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë janë çelësi për sigurinë e qëndrueshme.

Tutje, thuhet se komandanti i KFOR-it përsëriti mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. #KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet mes tjerash në një njoftim në Facebook.

Në takim ishte prezent edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Të ngjashme