Arta Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbush

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Fansja i dërgoi një mesazh të veçantë këngëtares

Këngëtarja e mirënjohur, Arta Bajrami qysh e re ka filluar të merret me muzikë. Arta Bajrami u rrit në një familje prej katër antarësh, që ushqeheshin me muzikë.

Madje, mund të cilësohet si njëra ndër artistet e para që filloi të merrej me muzikën e zhanrit R&B, shkruan rtv21.tv Këngëtarja mori pjesë në festivale të shumta, ndër të cilat mund të përmenden “Mikrofoni i Artë”, “Festivali i RTSH-së”, “PoliFest”, “TopFest”, e shumë festivale tjera. Bajrami feston sot ditëlindjen e 39-të dhe ka marrë një mesazh mjaft të veçantë në ditëlindjen e saj nga një fanse. “Sa bukur është që të kesh at zërin që mposht çdo gjë të keqe dhe që të bën të jetosh jetën me plot energji pozitive.

Ky zë i bukur që më relakson gjat një rrugëtimit të shkurtër që e boj. Një këngëtare si ti askush nuk po është. A e din pse? Sepse je ajo që nuk di të dorëzohesh leht, e pa krahasuar me askënd, me zëvendësim nuk të bëjm dot se je ajo që nuk heq dorë nga muzika asniher. Secila fjalë që shkruhet nuk mund ta gjesh dot fundin e përshkrimit për një këngtare si ty ose më mirë. #ArtaTheQuuen një dhe e vetme. Në çdo ditë të jetës që e jeton shpresoj të kesh edhe më shumë energjinë pozitive që t’a jetosh jetën ashtu siç na bën neve të jetojm me kengët e tua.

Nuk do e zgjas shumë me shkrim me një pikë nisje të pakët. Të uroj të gjitha të mirat e botës, Shëndetin, lumturin me familje dhe gjithashtu të mos ndalosh së bëri muzikë, ashtu siç e dëshiron ti me një fjalë Kurrë mos dështo. Faleminderit që gjithëmonë gjej at gëzimin tek çdo këng e jotja. Gëzuar ditëlindjen #ArtaTheQuuen”, ishte mesazhi i njërës nga fanset e këngëtares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme