Barcelona i shtohet garës për Dybalan

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Pas skuadrave nga Premier League, Liverpoolit, Tottenhamit e Manchester Unitedit, edhe ekipi nga La Liga, Barcelona është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala kanë njoftuar të mërkurën mediumet spanjolle.

Dybala ende nuk ka rinovuar kontratën me Juventusin që i skadon vitin e ardhshëm duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tij te ekipi nga Serie A. Dybala këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet dhe te Barcelona po shihet si zëvendësim për Lionel Messin, i cili mund të largohet nga “Camp Nou” në verë si lojtar i lirë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar vetëm tri gola dhe ka bërë dy asistime këtë edicion në 16 ndeshje me Juventusin në të gjitha garat. Dybala është pjesë e Juventusit prej verës së vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo dhe vlera e tij aktuale në treg është 70 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme