Bideni do ta nderojë senatorin e ndjerë, Bob Dole: Ai ishte gjigant amerikan

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta nderojë në një ceremoni senatorin e ndjerë dhe mikun e madh të Kosovës, Bob Dole, i cili vdiq para disa ditëve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbajë një fjalim në ceremoninë që do të mbahet në mëngjes për ish-senatorin republikan dhe pretendentin për president.

Dole shërbeu për gati 36 vite në Kongres. Ai vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, shkruan Independnet, përcjell Gazeta Express.

“Për ata si unë që e kanë pasur nderin ta quajnë shok, Bob Dole ishte një gjigant amerikan”, tha Presidenti Biden të mërkurën në një fjalim në Kansas.

Presidenti e përshkroi Dole-n si “burrë me guxim të jashtëzakonshëm, fizik e moral, hero lufte, që sakrifikoi përtej masës, që gati sa e dha jetën për vendin tonë në Luftën e Dytë Botërore, njëri ndër më të mëdhenjtë e gjeneratës së madhe”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se Dole ishte “patriot që nga fillimi” dhe “person shembullor për të shërbyer me të në Kongres”. “Më dukej burrë i fjalës, të gjithë u dukej ashtu”, tha ajo.

Të ngjashme