Daut Haradinaj: Forca e Kosovës janë rinia e Suharekës dhe e tërë Kosovës

Suharekë | 05 Shk 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së njëherit edhe kandidati për deputet, Daut Haradinaj ka vizituar sot Suharekën.

Haradinaj atje ka marrë përkrahje të parezervë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Forca e Kosovës janë rinia e Suharekës dhe e tërë Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot në Suharekë gjeta përkrahje të parezervë të punëve të mira që po i kryen Kryetari Z. Bali Muharremaj, i cili me mbështetjen e Ministrit Z. Kuqi sot Suhareka është një qytet evropian. Forca e Kosovës janë rinia e Suharekës dhe e tërë Kosovës që kanë vendosur t’i mbështesin kandidatët e tyre; Albena Reshitaj, Albana Bytyqi, Fatos Berisha, Bexhet Kuqi, Hamdi Bytyqi dhe Mensur Selimaj. Urime fitorja Suharekë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme