Haradinaj takohet me Kosnettin: Kosova e vendosur të ruajë miqësinë me ShBA-në

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka thënë se kanë biseduar për intensifikimin e angazhimeve në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova mbetet e vendosur të ruajë miqësinë me ShBA-në.

Ai megjithatë nuk ka përmendur nëse është folur edhe për taksën ndaj mallrave serbe, por ka shtuar se marrëdhënia mes dy vendeve është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimeve në opinione.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së.

Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.

Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme