Hoti emëron Muharrem Nitajn, ministër në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe në vend  të tij është emëruar Muharrem Nitaj.

“Në vend të  Kuçi, kryeministri Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar z. Muharrem Nitaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjatë ditës përmes një letre, ish ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme