Këshilli Shtetëror i Cilësisë raporton në Komisionin për Arsim, s’ka programe të reja pa shkencë

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 11:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport kanë raportuar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit Ardian Gola tha se brengose mbetet çështja e shtyrjes së akreditimit të disa institucioneve.

“Ka qenë një çështje që na ka brengosur shtyrja e vendimit për akreditimin e institucioneve. Ngritja e cilësisë është dëshirë e çdo kujt”, tha Gola.

Hasnije Ilazi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) tha se janë disa prioritete që duhet të merren më seriozisht siç është Ligji për akreditim.

Ajo tha se synim kanë kthimin në ENQA, pas punës vuluminoze me akreditimet që kanë pasur.

“Momentin që kemi ardhur ka qenë procesi i akreditimit për shumë institucione dhe programe. Tani jemi në një fazë kur jemi më të qetë dhe mundëson një punë vizionare dhe kthimin e Kosovës në ENQA. Janë disa prioritet urgjente ligji për akreditim, do të kërkohet një pavarësi institucionale dhe buxhetore dhe plotësimi i agjencionit të akreditimit me staf ku për momentin janë vetëm 9 persona. Stafi është esecial për krejt punën”.

Ajo tha se shkaku i deklarimit të pasurisë tre anëtar kanë dhënë dorëheqje, duke shtuar se nuk akreditohen drejtime të reja pa pasur punime shkencore procesorët.

Madje ajo ishte shumë e ashpër në këtë drejtim duke thënë se “nuk ka programe të reja pa shkence”.

“Për marrje të vendimeve duhet të jetë një anëtar ndërkombëtar. Jemi përpjekur të bazohemi në rekomandimet e ekspertëve të huaj. Por arsyeja e shtyrjes ka qenë sepse në një orë të caktuar të mbledhjes stafi ndërkombëtar nuk ka qenë në dispozicion me qëndruar. Na nuk kemi zhvendos çështjen e doktoratës. Nuk ka doktoratë pa punime. Secili student që doktoron nuk mundet me doktoruar pa pasur punim jashtë”.

“Nuk mundemi na me jetuar brenda asaj gjendje. Në UP nuk kemi as ligjërata. Qysh mundet dikush mi pas 60 mos me pas asnjë punim. Bartësi i programit duhet të ketë edhe vizion, ndonjë hulumtim. Kriterin që e kemi plotësuar kërkohet edhe nëpër universitete me pas punime. Një punim kërkohet për bachelor edhe master. Sot kemi marrë vendim që ish dashtë me hi fuqi tetor. Programet që janë në ri akreditim prej 1 tetorit shtyhet për një vit. S’ka programe të reja pa shkencë”.

Dukagjin Zeka, anëtar në anëtar në KShC, tha se në bazë të ligjit janë agjencion i pavarur dhe kanë kompetenca të nxjerr me udhëzime administrative.

“Sot i ki në sistem me mjëra diploma që janë të involvuara. Bartësi është bërthama e një programi. Palë për neve është studenti. Plotësisht kemi bazë ligjore”. 

Gëzim Tosuni, anëtar në KShC, tha se duhet të plotësohen kërkesat që ata kanë në asketin ligjor.

“Ne si Këshill jemi trup, por nuk jemi ekspert ligjor. Ne jemi të dëmtuar në kuptimin se ky vendimi mundet me u zbërthye kriteret që janë vendosur. Mundet të konstatohet se as prej nesh askush  si ka sfiduar kriteret”.

“Na kemi ardhur me një vendim që mbetet të aplikohet, por për aspektin legaliteti është dashtë me na përgatit agjencioni në aspektin e mbështetjes ligjore për mi plotësuar kërkesat që i kem. Mendoj që është krijuar një barrierë që duhet të trajtohet”.

Naim Gashi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), tha se vazhdimisht flitet për standarte e ato ndryshohen më pas, raporton EO.

“Këshilli i ka marr tri vendime. Unë kam kërkuar nga KShC-ja mu vendos kriteret. Na kemi aplikuar dhe kemi kontaktuar agjenci. Qe 16 muaj sa jam drejtor diskutojmë për standarde. Mbas 5 vjetësh ka me pas standarde tjera. E dyta ka qenë edhe akreditimi i degëve”.

Të ngjashme