Osmani thotë se me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për presidente nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se me anë të votës në zgjedhje ndëshkohet një model qeverisës si dhe hapet një kapitull i  ri politik.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se më 14 shkurt me kurajo, guxim e me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme