Pacientët e “Coronavirusit të gjatë” kanë nevojë për program trajtimi

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një mbështetje më e madhe nga NHS-ja (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit i Britanisë së Madhe) nevojitet për njerëzit e sëmurë kronikë për muaj me radhë nga simptomat e COVID-19, kanë thënë ekspertët për emisionin “File on 4” në Radio BBC.

Kolegji Mbretëror i Pulmologëve është duke bërë thirrje për një rrjet botëror të klinikave “post- COVID ” për t’i ndihmuar këta njerëz.

Por më pak se 12 për qind nga 86 grupe të komisionit të kujdesit të NHS-së të pyetur nga BBC-ja kanë thënë se ishin duke punuar me shërbime të tilla. NHS-ja në Angli ka thënë se ka qenë “duke shtuar përnjëherë qendra të reja e të forta rehabilituese”.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në “King’s College” dhe udhëheqës i aplikacionit “COVID Symptom Study”, ka thënë se rreth 300.000 njerëz në Britaninë e Madhe kanë raportuar se simptomat kanë zgjatur më shumë se një muaj – kështu që është quajtur “COVID-i i gjatë”.

Ai ka shtuar se të dhënat nga aplikacioni kanë shfaqur se rreth 60,000 njerëz kanë qenë të sëmurë për më shumë se tre muaj. Sidoqoftë, shumë nga këta njerëz mund të mos jenë testuar për COVID-19.

“Thjesht dua t’i kthehem jetës normale”

Qeveria është larguar nga testimi i komunitetit më 12 mars, në vend që të testohen ata që ishin pranuar në spital. Kjo do të thotë që njerëzit që ishin shëruar në shtëpi nga koronavirusi nuk kishin mundësi të kishin qasje në teste.

Elly MacDonald, 37 vjeçe, nga Surbiton, ishte duke u trajnuar për maratonën e Londrës kur së pari i ishin shfaqur simptomat, që ajo beson se ishin të COVID-it, më 21 mars.

Pas më shumë se pesë muajsh, ajo ende vuan nga problemet me frymëmarrje dhe lodhja e jashtëzakonshme, por nuk ka pranuar rezultate pozitive nga testi – pasi që testimi i komunitetit ishte ripublikuar shumë vonë për ta dalluar sëmundjen e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme