Pas zjarreve Turqia goditet nga një tërmet 5.5 ballë

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme të kësaj të diele.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çatakli tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Të ngjashme