Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në përputhje me legjislacionin e BE-së

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 10:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian ka votuar pro Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Gjatë së mërkurës në Komisionin për Buxhet dhe Transfer ka kaluar ky Projektligj me propozimet e PDK-së.

Propozimet e PDK-së janë: Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro.

Kjo parti ka kërkuar që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje, raporton EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme