SHBA eksportuesja më e madhe e armëve në botë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave SHBA përbën 36 për qind të eksportit të armëve në shkallë të gjerë në botë në periudhën 2014-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë rritur eksportin e armëve në botë me 29 për qind në krahasim me katër vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave SHBA përbën 36 për qind të eksportit të armëve në shkallë të gjerë në botë në periudhën 2014-2018.

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) ka publikuar raportin “Trendet në Transferet Ndërkombëtare të Armëve 2018”. Sipas raportit vëllimi i transfertave të armëve në shkallë të gjerë në botë është rritur vazhdimisht që nga viti 2003.

Vëllimi ndërkombëtar i transferimit të armëve në shkallë të gjerë u rrit me 7.8 për qind në periudhën 2014-2018 krahasuar me periudhën e mëparshme 4-vjeçare dhe me 23 për qind në krahasim me 2004-2008.

Në të njëjtën periudhë, teksa eksporti i armëve në shkallë të gjerë është kryer nga 67 shtete, thuhet 99 për qind e këtyre armëve është bërë nga 25 eksportuesit kryesorë.

SHBA, Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina kanë realizuar 75 për qind të eksporteve të armëve në shkallë të gjerë botërore në periudhën 2014-2018.

SHBA shënoi një rritje prej 29 për qind në eksportet e armëve krahasuar me katër vitet para 2014-2018 dhe realizuan 36 për qind të totalit të eksporteve të armëve në botë.

Bashkë me këtë theksohet se po në të njëjtën periudhë kanë rënë me 17 për qind eskportet e armëve të Rusisë ndërkohë që Franca, Gjermani dhe Kina kanë rritur eksportin e armëve të tyre në krahasim me periudhën 2009-2013.

– Arabia Saudite në krye të vendeve që ka blerë më shumë armë

Sipas raportit, 155 vende importuan armë në shkallë të gjerë në vitet 2014-2018, ku Arabia Saudite, India, Egjipti, Australia dhe Algjeria si 5 importuesit kryesorë të armëve në botë kanë blerë 35 për qind të armëve në fjalë.

Gjatë 8 viteve të fundit, ka pasur një rritje prej 87 për qind në importet e armëve në shkallë të gjerë të vendeve të Lindjes së Mesme. Arabia Saudite ka blerë 12 për qind të këtyre armëve në periudhën 2014-2018 duke u renditur në këtë mënyrë e para në mesin e importuesve të armëve në shkallë të gjerë në botë.

Bashkë me këtë, rajoni i Azisë dhe Oqeanisë importuan 40 për qind të armëve në shkallë të gjerë në botë, ndërsa Lindja e Mesme 35 për qind, Evropa 11 për qind, Afrika 7.8 për qind dhe Amerika 6.2 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme