Tërnava takohet me shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim Daniel Braun, shef i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer për Kosove dhe Maqedoni të Veriut. Me këtë rast Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe aktivitetet e BIRK-ut, me situatën e përgjithshme në të cilën ndodhet Kosova në luftën me pandeminë COVID-19, si dhe për kontributin e veçantë që është duke e dhënë BIRK-u me të gjitha institucionet e saj në luftimin, parandalimin dhe respektimin e protokollit të kësaj pandemie.

Daniel Braun shef i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer për Kosove dhe Maqedoni të Veriut falënderoi myftiun Tërnava pë pritjen dhe çmoi lartë kontributin e tij dhe BIRK  në sferën shoqërore që Kosova të jetë vend I paqes, sigurisë, tolerancës e harmonisë ndërfetare. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë për bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës në fusha të ndryshme. 

Konrad Adenauer  është fondacion politik i cili është aktiv në Gjermani me dy qendra të trajnimeve dhe të edukimit si dhe me 16 zyre në zonat e tjera të Gjermanisë, poashtu  angazhohet  në më shumë se 200 projekte në mbi 120 vende të botës. Që nga 2007, Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë ka një zyre përfaqësuese. Angazhohet nëpërmjet edukimit politik për paqe, liri dhe drejtësi.

Konsolidimit të demokracisë, promovimin e integrimit evropian, forcimin e marrëdhënieve transatlantike dhe bashkëpunimi për zhvillimi janë synimet tona specifike.

Një tjetër fokus i fondacionit në Kosovë është afrimi drejt Bashkimit Evropian dhe përpiqet që në aktivitetet e veta të krijojë një vetëdije tek qytetarët për BE-në dhe procesin e integrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme