Vdes kompozitori Gjergj Kaçinari

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur kompozitori prizrenas Gjergj Kaçinari. Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Klorinda Kaçinari përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datën 26 dhjetor 2019, kaloi në amshim bashkëshorti, tata dhe gjyshi jonë i dashur Gjergj Kaçinari. Të pikëlluar: bashkëshortja Greta, vajza Klorinda dhe nipi Justini”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka bërë të ditur se varrimi i Gjergj Kaçinarit do të bëhet të shtunën, më 28 dhjetor 2019.

“Mesha e Dritës do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në orën 13:00. Pas meshe, kortezhi do të niset për në varrezat katolike në Prishtinë. Varrimi në orën 14:00”, ka shkruar Klorinda Kaçinari. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme