Rama: Korporata Hyatt planifikon të transformojë hotelin “Grand”

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar Takuya Aoyama, Zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere Hyatt.

Kryetari Rama është shprehur i kënaqur dhe falënderues për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit.

“Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti”, ka thënë Rama.

“Kënaqësi të mirëpres z. Takuya Aoyama, Zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt”, ka thënë Rama.

“Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti. Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të ngjashme