Vetaksident në Banullë, lëndohet një person

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar në një vetaksident në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e këtij vëtaksidenti, lëndime ka marr vozitësi i automjetit.

Lajmin për Gazetën Express, e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:45 është raportuar për një vet aksident në fshatin Banullë. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme