Zhduket një person në Hajvali

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zhdukjen e një personi në Hajvali të Prishtinës.

Sipas policisë, rasti në polici është lajmëruar nga vëllai i personit tashmë të zhdukur.

“Hajvali, Prishtinë, 20.02.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme