UNDP: Gratë ende nuk mund të punojnë pa lejen e burrit

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 14:46 | Nga

Raporti më i fundit i UNDP-së konstaton se edhe pse zhvillimi mesatar njerëzor është përmirësuar dukshëm në të gjitha rajonet nga viti 1990 deri në vitin 2015, me matjet e indeksit të zhvillimit njerëzor, një në tre njerëz në mbarë botën vazhdojnë të jetojnë në nivele të ulëta të zhvillimit njerëzor.

Kjo vlen edhe për vendet e zhvilluara, ku më shumë se 300 milionë njerëz, duke përfshirë më shumë se një të tretën e të gjithë fëmijëve jetojnë në varfëri relative, raporton Ekonomia Online.

Raporti vë në dukje se jo vetëm që privimet janë të larta, por disavantazhet ndikojnë në mënyrë disproporcionale në disa grupe. Gratë dhe vajzat, banorët ruralë, popullsitë autoktone, minoritetet etnike, personat me aftësi të kufizuar, migrantët dhe refugjatët, si dhe komuniteti LGBTI janë në mesin e atyre që sistematikisht janë të përjashtuar dhe hasin në pengesa që nuk janë thjesht ekonomike, por edhe politike, sociale dhe kulturore.

“Gratë priren të jenë më të varfra, fitojnë më pak, dhe kanë më pak mundësi në shumicën e aspekteve të jetës se sa burrat. Në 100 vende të botës gratë janë të përjashtuara me ligj nga disa punë për shkak të gjinisë së tyre dhe në 18 vende, grave ende u duhet leja nga burri i tyre për të punuar”, thuhet në publikim.

“Edhe popullatat që jetojnë në zonat rurale përballen me pengesa të shumta. Për shembull, fëmijët nga familjet e varfra rurale që ndjekin shkollën kanë më pak gjasa të të mësojnë lexim, shkrim dhe matematikë”.

“Që nga viti 1990, një miliard njerëz kanë shpëtuar nga varfëria e skajshme Fuqizimi i grave është bërë një çështje e kyçe: përderisa jo shumë moti në vitet e 90-ta shumë pak vende i kanë mbrojtur ligjërisht gratë nga dhuna në familje, sot, 127 vende e bëjnë këtë”.

Raporti thekson rëndësinë e Agjendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe përfshin rekomandime për t’i orientuar politikat që sigurojnë që progresi të shtrihet në atë drejtim që të përfshij edhe ata të cilët kanë mbetur prapa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme