“Unë s’jam për trafikim, është njeriu juaj” – Përplasen Lekaj e Kusari-Lila për rastin e Kryeshefit të KRU “Gjakova”

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 11:56 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka pasur një përplasje me shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku u diskutua për organizimin e dëgjimit mbikëqyrës për sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i AAK-së përmendi rastin e Kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili është arrestuar nga autoritetet në Bullgari në shkurt të këtij viti si i dyshuar për kontrabandim me të mitur.

“Sa i përket deklaratave të kolegëve, KRU ‘Gjakova’ ka qenë shembull, ju e keni ndërru e keni sjellë njeriun politik”, tha Lekaj, ndaj të cilit reagoi shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Mos hyn në punë të Gjykatës je duke fol për krejt sektorin e ujërave. Qe çka sjellë në tavolinë, turp duhesh me pas, ke aktgjykim për burg”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndërsa Lekaj këto pretendime i quajti shpifje.

“A s’ke marr aktgjykim”, i ktheu Kusari-Lila.

“Ai është në burg”, tha Lekaj për drejtorin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

“Ai është i arrestuar”, ia kthehu sërish Kusari-Lila.

“Nuk jam për trafikim, prej Interpolit që ka e keni sjellë ju personalisht. Ti, ndikimi politik nuk keni lënë fjalë pa shpif. Keni ardhë me mashtrime dhe kokulur keni me shku”, tha Lekaj.

Lekaj përplasje pati edhe me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Driton Hysenin.

Lekaj tha se në ndërmarrjet publike ka ndodhur një “gjakderdhje financiare”.

“Sa i përket takimit dhe funksionimit, mendoj se nuk kemi përformancë të duhur dhe një segment që është dashtë të jetë prioritet qe kemi mbetur prapa, që mendoj se nuk i kanë kryer zotimët që i kanë pasur dhe mendoj se është një dështim i radhës të përmirësojnë kushtet në këto ndërmarrje publike, të ndalet gjakderdhja financiare nuk kanë lëvizur vendi”, tha Lekaj.

Deputeti Hyseni nuk u pajtua me deklarimet e Lekajt, duke thënë se si Komision kanë bërë punë të mirë, marrë parasysh faktin se si ka qenë tri vite më parë. Ndërsa, shtoi se deklarimet e Lekajt i merr me rezerva.

“Që nga fillimi i këtij mandati e kemi konsideruar me prioritet dhe si komision kemi bërë punë të mirë më sensibilizim. Deklaratat e kolegut opozitar i marr me rezerva, nga ajo çka kemi has në këto tre vite si komision është se në të kaluarën kishte investime por ka pas keqmenaxhim që kanë pas ndërhyrje. nga udhëheqësit e tyre. E shoh një anë pozitive pavarësisht në vitin e mandatit që jemi, çështja e mandatit i takon qytetarëve, jo komisionit të japim sugjerime si ta rregullojmë sektorin e ujit. Një element i rëndësishëm në këtë rast, deputeti Lekaj është njoftuar se me punën e komisionit është bërë vendosja e matësve të ujit që kemi ardhë në një konkluzion që ka qenë një tendencë të minimizohet masa e ujit”, u shpreh Hyseni.

Lekaj, tha se ka informacione të shumta për skandale, në ndërmarrje publike duke shtuar se 70 për qind e qytetarëve nuk janë furnizuar me ujë.

“Këtyre iu ka djeg bileta iu ka kalu koha dhe kam informacion të bollshme për çdo ndërmarrje publike, për investime kapitale, skandale në menaxhment e me drejtorë ekzekutiv. Kur të doni i lëmë e bëjmë një analizë dhe shohim se çka keni bërë. As 70 për qind të qytetarëve nuk janë furnizuar të mos flasim për shtrirje. Mos të hymë në detaje dhe analiza se kam qenë korrekt s ai përket asaj që ka qenë i pranueshëm edhe për ne por nuk guxojmë të heshtim për premtimet qe i keni bërë. Duhet me qenë i verbër mos me i pa çka ndodh në ndërmarrje publike”, tha Lekaj.

Të ngjashme