UNESCO acaron Izraelin, shpall Varrin e Patriarkëve objekt palestinez

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 19:15 | Nga

UNESCO ka shpallur sot me anë të një rezolute monumentin Varri i Patriarkëve, në Hebron të Cisjordanisë, një objekt palestinez të trashëgimisë botërore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat izraelite, sipas të cilave rezoluta, e paraqitur nga palestinezët dhe e kundërshtuar nga shteti hebre, mori 12 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim.

Në bazë të vendimit, Qyteti i Vjetër i Hebronit dhe Varri i Patriarkëve bëhen monumente palestineze, gjë që sipas palës izraelite përbën rrezik për ekzistencën e tyre.

Varri i Patriarkëve, vendi i dytë i shenjtë i hebraizmit, është vari i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Objekti është vend kulti edhe për myslimanët, që e quajnë edhe “Xhamia e Abrahamit”.

Izraeli, që gjithmonë ka pretenduar lidhjet mijëvjeçare të hebraizmit me Varrin e Patriarkëve, kishte kërkuar një votim të fshehtë të rezolutës, por kjo nuk ndodhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme