UNICEF përmes aktiviteteve sportive synon socializmin e fëmijëve pa dallim

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 13:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

UNICEF-i dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të veçanta kanë organizuar aktivitete sportive me 40 fëmijë nga Prishtina, Mitrovica dhe Fushë Kosova.

Fëmijë me aftësi të veçanta intelektuale, nga komuniteti romë dhe nga shkolla të rregullta janë bërë bashkë dhe kanë luajtur futboll së bashku në një nga fushat e futbollit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këto aktivitete janë organizuar në kuadër të marrëveshjes së UNICEF-it dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të veçanta (SO) në fillim të këtij viti.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi për të ofruar aktivitete gjithëpërfshirëse të lojës dhe sportit, shërbime të drejtpërdrejta të shëndetit dhe të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët 2-8 vjeç dhe të rinjtë me aftësi të veçanta intelektuale duke përfshirë edhe familjet e tyre dhe
komunitetin.

Fëmijëve 2-8 vjeç iu është dhënë mundësia për të zhvilluar aktivitete fizike, të tregojnë guxim, të gëzojnë të drejtën dhe të marrin pjesë në shkëmbimin e aftësive dhe miqësisë me familjet dhe komunitetin.
Projekti do të zgjas deri në dhjetor të këtij viti e mundësi vazhdimi.

Përveç kësaj, bashkëpunimi midis UNICEF-it dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të veçanta do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit për nevojat dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të ndikuar mbi qeveritë kombëtare që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

Drejtoresha e Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të veçanta, Drita Dushi tha se me këtë aktivitet janë duke u munduar që të sensibilizojnë shoqërinë që të mos bëhen dallime sa i përket aftësisë së fëmijëve dhe etnisë.

Fëmijët e të tri grupeve të cilët morën pjesë fillimisht në trajnimet e organizuara nga SO dhe UNICEF u shprehën mjaft të lumtur me aktivitete e realizuara, raporton EO.

Sipas tyre, aktivitete ju kanë ndihmuar shumë që të bëjnë shokë dhe shoqe të reja si dhe të argëtohen më ta.

Të ngjashme