Unifikimi i misioneve diplomatike Kosovë-Shqipëri, reagon Daçiq

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se në rastin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin në politikën e jashtme të Prishtinës dhe Tiranës, mund të flitet për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”.

Kryediplomati serb ka pyetur se çka do të ndodhte nëse Serbia do të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me Republikën Serbe.

Daçiq këto komente i bëri nga Sarajeva ku po merr pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, nga ku shtoi se Serbia dhe Republika Serbe mund të veprojnë si Prishtina dhe Tirana kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.

Të ngjashme