Unikkatil bën thirrje për protestë kundër rastit “Kumanova”

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 09:09 | Nga

Gjithë shqiptarët anë e mbanë botës sot festojnë ditën e flamurit, për të cilën ditë që ne sot e gëzojmë u derdh shumë gjak.

Reperi Unikkatil përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të dalin në protestë për të kundërshtuar vendimin e rastit “Kumanova”, shkruan lajmi.net.

Për sot është paralajmëruar të ketë protestë gjithëpopullore në orën 14:00, e këtë iniciativë e mirëpritën shumë prej artistëve tanë.

“Nesër ditë feste. Kush nuk gjindet larg, kushtoja këtë ditë edhe vllaznive tonë t’grupit t’Kumanovës. Nesër ORA 14:00, te sheshi i Skënderbeg-ut n’Prishtinën tonë.”, shkruan Unikkatil në postimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme