UniKKatil ndez “fitilat”, vjen me këngë të re

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Rebel a.K.a UniKKatil ka vendosur të jetë aktiv këtë vit.

Reperi kosovar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e që është i njohur për lirikat e tij që thumbojnë aspekte të jetës sociale të shoqërisë shqiptare, por edhe këngëtarët e estradës, ka paralajmëruar se të mërkurën do të lansojë një projekt të ri.

“Nesër n’ora 18:00 del sendi i ri 🙃!!!E nuk ôsht i fundit për këtë sezonë”, ka shkruar UniKKatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.

Duket se UniKKatil ka vendosur që të jetë sa më shumë aktiv këtë vit, që do të thotë se ai po planifikon që të bëjë edhe disa koncerte në Kosovë e Shqipëri gjatë verës, por edhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë.

Të ngjashme