Rep artisti i njohur nga Kosova, Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatili është shfaqu në Mitrovicë, ku në mbrëmje do të mbajë koncert.
Ai ka postuar një foto-selfie, para një billboardi të zbrazët, me mesazhin që ndodhet në qytetin në veri të Kosovës.
“Nomin e paskan bo. Qe ku jom”, ka shkruar shkurt Unikkatili.
Me gjasë, ky mesazh lidhet me mundësinë që posteri i tij është hequr nga vendi para të cilit Unikkatili ka bërë fotografinë.