Manchester United është klubi futbollistik më i vlefshëm në botë me një vlerë prej 1.4 miliard funtesh.
“Brand Finance’s Football 50” ka publikuar listën e klubeve më të shtrenjta në rruzullin tokësor, ku prin skuadra angleze e Ligës Premier.
Pas Unitedit, në renditje vjen Real Madridi (1.2 miliard) duke lënë pas Barcelonën (1.1 miliard) për të përfunduar top treshen me kampionët e Bundesligës, Bayern Munich ( 1 miliard).
Manchester City, i cili fitoi ligën për herë të parë nën drejtimin e Pep Guardiolës ka rritur vlerën e markës së tyre për 310 për qind. Ata tani kanë vlerë 953 milionë funte.
Liverpooli, i cili mund të fitojë Ligën e Kampionëve duke mundur Real Madridin në Kiev, kushton 862 milionë funte.
Ndërkohë, në mesin e më të mëdhenjve janë edhe Chelsea që kap shifrat e 856 milionëve, Arsenal 776 milionë, Paris Saint-Germain 654 milionë ndërsa në këtë listë nuk gjendet në top dhjetëshe asnjë klub italian.
Real Madridi është ekipi më i madh në mediat sociale, me 108.1 milionë tifozë në Facebook dhe 49.8 milionë ndjekës të Twitter.
Brand Finance vëzhgon edhe futbollin në tregjet në zhvillim të Kinës, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.