United thyen rekordin e klubit me super-transferim nga Serie A

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mesfushorin Sergej Milinkovic Saviq.

Mesfushori Sergej Milinkovic Saviq vazhdon të mbetet dëshira e trajnerit Jose Mourinho.

“The Sun” raporton se Jose Mourinho dëshiron të nis një tjetër aksion për të bindur drejtuesit e Lazios për reprezentuesin serb.

Loja e 23 vjeçarit pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, që së fundi e ndoqi nga afër në Podgoricë në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Oferta e Manchester United për Savic pritet të jetë rekord për klubin nga “Old Trafford”, duke tejkaluar edhe Paul Pogban.

Për të arritur më shpejtë të ylli i Lazios, Jose Mourinho do të përdorë edhe miqësinë që ka me ish sulmuesin serb Mateja Kezman, i cili ka qenë njëri nga nënshkrimet e para të trajnerit portugez te Chelsea pas marrjes së drejtimit të ekipit londinez në vitin 2004.

Të ngjashme