Unitedi e Leicester City interesohen për Coutinhon

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi e Leicester City po bëjnë përpjekje për të transferuar futbollistin brazilian të Barcelonës, Philippe Coutinho, shkruan “Diario Sport”, transmeton Koha.net.

Coutinho ka shprehur dëshirën të kthehet në Premier Leaguen e Anglisë.

Tottenhami po ashtu është duke e përcjellë Coutinhon. Por, në garë janë futur Unitedi e Leicester City.

Coutinho është i huazuar te Bayerni, mirëpo ka pak gjasa që klubi gjerman të përdor opsionin për të bërë transferimin e plotë për 120 milionë euro. Coutinho këtë stinor në 32 ndeshje në të gjitha garat i ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tetë tjerë.

Të ngjashme