Unitedi i gatshëm të rivalizojë me Barcelonën për Lautaron

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi është bashkuar Barcelonës në garën për Lautaro Martinez, por klauzola e lëshimit në kontratën e tij me Interit nuk do të aktivizohet deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer në këtë fillim të sezonit me Interit dhe është lidhur shumë me një transferim te Barcelona.

Por, sipas mediumit katalunas Mundo Deportivo, Unitedi tani po përpiqen të ‘rrëmbej’ yllin e Interit para klubit nga Camp Nou.

Martinez ka shënuar shumë për Interin deri më tani këtë sezon dhe një klauzolë prej 111 milionë eurosh është valide në marrëveshjen e tij.

Barcelona dhe Unitedi mund të jenë të gatshëm të paguajnë këtë shifër për të nënshkruar me Lautaron, por ata do të duhet të presin deri në fund të sezonit 2019-20 për të aktivizuar klauzolën e blerjes.

22-vjeçari ka shënuar pesë herë në 10 ndeshje të Serie A për Nerazzurrët këtë vit dhe ka marrëveshje aktuale që zgjat deri në vitin 2023.


Të ngjashme