Manchester Unitedi mund të jetë i gatshëm të shesë sulmuesin francez Anthony Martial për të mbledhur para për të blerë sulmuesin anësor uellsian Gareth Bale nga Real Madridi, njofton “The Mirror” të dielën, transmeton “Koha Ditore”.
Trajneri i Man. Utd, Jose Mourinho ka humbur durimin me Martialin dhe po planifikon të shesë reprezentuesin e Francës në fund të stinorit.
Martial 22-vjeçar ka shënuar 11 gola këtë stinor në të gjitha garat, mirëpo ka dështuar të performojë në mënyrë konstante.
Mourinho e la Martialin në bankinë për sfidën e fundjavës që e fitoi 2:0 ndaj Swanseas. Juventusi po vlerësohet si kandidat serioz për të blerë Martialin, ndërsa me paratë e shitjes së francezit, Mourinho mendon të tentojë të blejë Balen.