Unitedi mposht Milanin në penallti

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 08:37 | Nga

Manchester Unitedi e siguroi fitoren e parë në International Champions Cup pasi e mposhti Milanin përmes penalltive 9-8.

Rezultati i kohës së rregullt ishte 1-1 me golat e Alexis Sanches në minutën e 12’ dhe Susos, i cili shënoi tre minuta më vonë për skuadrën e Gattusos, shkruan Express.

Ndeshja ishte e hapur nga të dyja skuadrat të cilat kishin mundësinë për ta fituar lojën e parë në ICC, e që më pas e fitoi Manchester Unitedi me anë të penalltive.

Milani në ndeshjen e radhës parasezonale do të takohet me Tottenhamin më 1 gusht, ndërsa Manchester Unitedi do të luajë kundër Liverpoolit më 28 korrik.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme