Manchester United ka nënshkruar me mbrojtësin francez, Leny Yoro nga Lille deri në vitin 2029 në një marrëveshje me vlerë 62 milionë euro me 8 milionë euro shtesa. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, me opsion edhe për 12 muaj shtesë, transmeton Klankosova.tv. Yoro, i cili bëri debutimin e tij në […]
Unitedi nënshkruan me Yoron, marrëveshja me vlerë prej 62 milionë euro

Manchester United ka nënshkruar me mbrojtësin francez, Leny Yoro nga Lille deri në vitin 2029 në një marrëveshje me vlerë 62 milionë euro me 8 milionë euro shtesa.
Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, me opsion edhe për 12 muaj shtesë, transmeton Klankosova.tv.
Yoro, i cili bëri debutimin e tij në Lille në moshën 16-vjeçare, ishte i interesuar për Real Madridin dhe Paris St-Germain, ndërsa Liverpool ishte gjithashtu i interesuar për të.











