Manchester United thuhet se në janar do të tentojë ta përforcojë mesfushën.
Djajtë e Kuq po hasin në probleme me Paul Pogban e rebeluar, pasi ky i fundit e do kalimin te Real Madridi qysh në këtë dimër.
Duke parë dëshirën e francezit, AS raporton se United po tenton ta transferojë Saul Niguezin nga Atldetico Madridi.
Por, për t’i marrë shërbimet e tij, skuadra nga qyteti i Manchesterit duhet të paguajë hiq më pak se 90 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Atletico Madridi po kërkon që transferojë një sulmues në janar, andaj nga shitja e Niguez, do të kishin buxhet të mjaftueshëm.
Saul thuhet se është i gatshëm që të transferohet në Old Trafford, madje e sheh si një kalim ëndrrash.