Organizata “Çohu” dhe Preportr (Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese) kanë publikuar hulumtimin lidhur me gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës.
Ky projekt ka zgjatur gati tre muaj dhe ka përfshire 6 universitete të reja përveç Prishtinës, në aspektin e kushteve të specifikave dhe aspektin e mungesës së stafit, raporton Ekonomia Online.
Pjesë e këtij projekti kanë qenë Gjakova, Prizreni, Gjilani, Mitrovica, dhe Peja.
Besa Kalaja nga Organizata “Çohu” tha se gjatë këtij hulumtimi kanë parë se ka pasur mungesë të stafit në Universitete.
“Kemi parë se ka mungesë te shtuar te stafit aty kanë punuar me studime themelore dhe me notë të ulët. Hulumtimi ka trajtuar 6 universitete dhe kemi pa se ka pas ndërhyrje politike çka ka edhe tani”, tha ajo.
Besnik Boletini nga Preportr (Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese), tha se nga ky hulumtim është vërejtur se Universitetet janë të vërshuara nga anëtarë të partive të ndryshme. Ai tha se aty ka ligjërues me notë mesatare 6.
“ Dy vjet e fundit kemi bë hulumtime sa i përket UP-se në hulumtimin ndërsa tani jemi fokusuar në 6 universitete . Këto universitete janë themeluar pa asnjë analizë, në këto universitete kanë vërshuar anëtarë të partive politike ku ka pasur edhe të punësuar edhe në administratë. Në këtë hulumtim kemi pa se ligjërojnë me notë mesatarë 6”, tha ai.
“Problem tjetër është se ata mungojnë në konsultime dhe provime dhe nuk kanë kode buxhetore. Universiteti i Mitrovicës nuk mundet me bë marrëveshje, me bë staf dhe me gjeneru të hyra. Në Prizren dhe Pejë kemi hasur në profesor me bachelor dhe me notë mesatare mbi 6-të.
4 nga 6 rektorët kemi hasur në lidhje me parti. Nga komplet stafi i cili është 35 persona 15 kanë qenë të PDK-së, 6 të LDK-së, 4 të AKR-së dhe 2 të AAK-së”, tha Boletini.
Aty u tha se Agjencia e Akreditimit disa programe nuk i ka akredituar për shkak të mungesës se stafit.
Ky hulumtim ka përfshirë rektor, prorektor, dekan dhe të gjithë administruesit.