Universitetet publike kundërshtojnë qasjen e MAShT-së ndaj reformave

Prizren | 16 Jan 2018 | 17:44 | Nga

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës ka zhvilluar takimin e radhës në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Konferenca e Rektorëve ka shprehur shqetësimin lidhur me qasjen e MASHT-së ndaj reformës së universiteteve publike. “Kjo qasje ka ngjallur shqetësime në mesin e studentëve dhe te personeli akademik e administrativ i universiteteve publike”, thuhet në një komunikatë shtypi, të lëshuar pas takimit.

“Ne, rektorët e universiteteve publike, e përkrahim çdo iniciativë që shkon në funksion të ngritjes së cilësisë dhe për profilizimin e universiteteve publike, e cila do të rrjedhë nga bashkëpunimi me universitetet”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

“Pjesëmarrja e personelit akademik të universiteteve publike në grupet punuese të MASHT-it, do të sillte diskutime serioze dhe profesionale për kahen e arsimit të lartë në Kosovë, duke i kontribuar zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë sonë”.

Universitetet janë të hapura për bashkëpunim dhe reformë në arsimin e lartë, por kjo mund të bëhet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë, vazhdon deklarata.

Nga ana tjetër, rektorët mirëpresin iniciativat parimore të MAShT-së që përfshijnë debat gjithëpërfshirës për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të universiteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme