Në Moskë, Universiteti I Prishtinës me seli në Mitrovicë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin shtetëror të rrethit të Moskës, transmeton Koha.net.
Marrëveshja, siç n njofton KoSSev, parasheh këmbimin e studentëve e të profesorëve, organizmin e shkollave verore, bashkëpunim shkencor-hulumtues dhe organizim të përbashkët të programeve të studimeve master.
Marrëveshja është me ndihmën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e marrëveshje të tillë ky universitet ka edhe me Universitetin në Belgorod.
Universiteti i studentëve serbë në veri të Mitrovicës, që është anëtar i Asociacionit të Universiteteve të Europës, ka paralajmëruar se do të nënshkruajë edhe marrëveshje të tjera me universitete ndërkombëtare .