Universiteti i Tetovës do të pranojë 3870 studentë

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 09:59 | Nga

Në 13 fakultetet e Universitetit të Tetovës janë ndarë 3870 vende për regjistrimin e studentëve të rinj. Nga këta 1405 vende janë me kuotën shtetërore të financimit, 2005 me kuotën e bashkëfinancimit, dhe 460 me korrespondencë, bën të ditur Koha.

Risia e këtij viti është zgjerimi me dy njësi akademike, Fakulteti Pedagogjik dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, të cilët do të pranojnë 100, respektivisht 180 studentë.

Konkursin e studentëve të rinj e ka publikuar edhe UKM me 10.818 vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme