Universum e nderon Dritan Abazoviqin me çmimin “Doctor Honoris Causa” – Promovohet “Kritika…” e tij

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 14:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji Universum i ka ndarë çmimin “Doctor Honoris Causa” kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast aty është promovuar dhe libri i tij “Kritika e etikës globale”, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha tha se rrugëtimi i Abazoviqit dëshmon përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut e prezantimin e vlerave të larta demokratike.

“Rrugëtimi i zoti Abazoviqit nga një aktivist i shoqërisë civile në kryeministër të Malit të Zi është një dëshmi e përkushtimit të tij në vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të drejtave sociale. Përmes librit, ai ndan mendimin për një botë sa më të mirë”, tha ai.

Recesenti i librit “Kritika e etikës globale”, Bernard Nikaj, tha se debati për këto tema mungon në Kosovë.

“Do të gaboj shumë nëse them që në Kosovë mblidhemi dhe diskutojmë libra që ndërlidhen me klimën globale. Besoj se pajtohemi që diskursi i përgjithshëm politik dhe akademik vazhdon të sillet rreth nesh”.

E kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke mos komentuar për librin, pati një porosi për të gjithë që të mos largohen nga librat, raporton EO.

“Për mua është kënaqësi që të jem këtu dhe nuk dua të flas për librin siç ka fol Bernard Nikaj. Shpesh studentët shtrojnë pyetje përse lexojmë filozofi nëse ne punojmë në bankë apo diçka tjetër. Tërë dija e leximet shfrytëzohen për trajnim të mentalitetit. Apeli im është që mos të largoheni nga libri”, tha ai.

Ai po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku gjatë së premtes është takuar me krerë institucionesh e do të ketë edhe takime të tjera.

Të ngjashme