UP-ja rangohet e teta në rajon dhe e 565-ta në Evropë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Në përditësimin e fundit të publikuar nga ranglista prestigjioze e rangimit të universiteteve botërore, Webometrics, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar ngritjen më të madhe ndonjëherë, duke u ranguar në vendin e 1471-të në botë.

Në edicionin e janarit të këtij viti, Webometrics pasqyron ngritjen e UP-së për 1662 pozita më lartë, që nga viti 2018, kur UP-ja zinte vendin e 3133-të në botë në mesin e rreth 30.000 universiteteve të ranguara.

Bazuar në publikimin e Webometrics, UP-ja rangohet në vendin e 565-të në Evropë, ndërkaq del në vendin e tetë në rangimin e universiteteve në rajon, duke lënë prapa vetes universitetet e Nishit, Sarajevës, Shkupit, Tiranës, etj.

UP-ja, sipas rezultateve të Webometrics, vazhdon të jetë lider i arsimit të lartë në hapësirën shqipfolëse.

Për rektorin e UP-së, prof. dr. Marjan Dema, ngritja e UP-së paraqet lajmin më pozitiv për arsimin e lartë. Sipas tij “UP-ja po vazhdon fuqishëm ta përmirësojë rangimin botëror të tij, me çka po përfaqëson me dinjitet edhe Kosovën, kudo në botë”. Dema këtë sukses ia atribuon stafit akademik të UP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme