UPZ arrin marrëveshje për punësim sezonal të studentëve në Turqi

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 18:01 | Nga

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë turke “AYT CAREER” dhe agjencinë “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë për realizimin e punës profesionale praktike për studentët e UPZ-së në formë të punësimit sezonal në Turqi.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Hakan Bahadir Sert nga kompania turke dhe Albana Berisha nga kompania kosovare. Me këtë rast është bëri prezantimi i mundësive për punë, ku kanë marrë pjesë Kryetari i Parlamentit Studentor Arianit Berisha dhe vartësit e tij studentë në Parlamentin Studentor dhe në njësitë akademike.

Rektori Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për studentët e UPZ-së që të punojnë në punë sezonale. Ditëve në vijim do të publikohet konkursi për aplikim ku do të mësohen detaje e aplikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme