Uragani Majkëll është fuqizuar në kategorinë e dytë, pasi erërat kanë arritur në 155 kilometra katrorë, teksa ai i afrohet bregdetit të Floridas.
Uragani pritet të arrijë në kategorinë e tretë para se të dobësohet ditën e mërkurë.
Parashikuesit e motit kanë thënë se në disa rajone sasia e ujit nga shiu mund të arrijë deri në 30 centimetra.
Guvernatori, Rick Scott ka paralajmëruar banorët të largohen nga rrugët duke thënë se ky është “uragan me fuqi të përbindëshit”, transmeton REL.
Majkëll pritet pritet të prekë zonën bregdetare lindore të SHBA-së para se të arrijë në Karolinë, territor i cili është dëmtuar nga Stuhia Florence muajin e kaluar.
Rreth 120,000 persona janë paralajmëruar që të evakuohen nga bregu i Floridas, pasi shkollat dhe zyrat shtetërore do të mbyllen këtë javë.
Shteti fqinj, Alabama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Stuhia Majkëll ka shkaktuar shkatërrim masiv në Amerikën Qendrore gjatë vikendit, pasi është raportuar për të paktën 13 persona të vdekur.